LAJMI I FUNDIT:

Kukullat në vitrina duhet të bartin shami

Kukullat në vitrina duhet të bartin shami

Policia iraniane ua ka tërhequr vërejtjen pronarëve të butikëve se kukullat të cilat në vitrina bartin modele të rrobave të femrave nuk guxojnë të janë pa shami në kokë e as nuk guxojnë t’u duken vijat dalluese të trupit.

Siç ka raportuar agjencia iraniane e lajmeve IRNA, është e ndaluar edhe shitja e kravatave të zakonshme dhe atyre në formë fluture, derisa meshkujt nuk guxojnë të shesin rroba të brendshme të grave.

Ky hap bie në radhën e shumë tjerëve paraprak të cilët kanë për qëllim të luftojnë ndikimin perëndimor në mënyrën e veshjes që viteve të fundit ka filluar të depërtoj me të madhe në shoqërinë iraniane.

Iranianët të cilët thyejnë rregullat e veshjes herën e parë do të dënohen me para, por nëse rasti përsëritet, atëherë ata mund të gjenden para gjykatës dhe të dënohen me vijimin e “kursit për mirësjellje".