LAJMI I FUNDIT:

Kuka i pakënaqur me komunat e Kosovës

Kuka i pakënaqur me komunat e Kosovës

Trajneri i Klubit të Xhudos “IPPON” në Pejë, Driton Kuka, ka kërkuar që të gjitha komunat e Kosovës ta ndjekin shembullin e Ministrisë së Sportit për shpërblimin e sportistëve që arrijnë rezultate të larta. Madje Kuka u ka kërkuar klubeve të luftojnë për të drejtat e tyre.

“Nuk jam i kënaqur me komunat, pasi asnjë nuk e ka ndjekur shembullin e Ministrisë për shpërblimin e sportistëve. Kërkoj që edhe komunat ta ndjekin shembullin e Ministrisë dhe të ketë edhe nga komuna shpërblime për rezultatet kulminante. Kërkoj që të gjitha klubet të luftojnë për të drejtat e sportit në nivel të komunave të tyre”, ka thënë Kuka për “Epokën e re”.

Më pas trajneri Driton Kuka edhe një herë e ka lavdëruar ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, Memli Krasniqin, për punën që ka bërë në përmirësimin e kushteve për sportistët e Kosovës.

“Ministria në krye me ministrin Krasniqi ka bërë punën më të madhe për sportin në shtetin e Kosovës. I gjithë komuniteti sportiv duhet të jetë falënderues për punën e madhe dhe avancimin e statusit të sportit në shoqërinë kosovare”, ka shtuar ai. Duke folur për projektet e vitit që sapo kemi hyrë, Kuka ka treguar se synimi i klubit që e drejton është që sërish t’i sjellë Kosovës gëzime të mëdha me sukseset në arenën ndërkombëtare. “Klubi i Xhudos ‘Ippon’ premton se edhe në vitin 2014 qytetarëve të Kosovës t’u dhurojë momente gëzimi dhe krenarie me sukseset e reja që synohen të arrihen”, ka deklaruar Kuka.


Klubi i Xhudos “IPPON” në Pejë është një ndër klubet më të suksesshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Nga ky klub kanë dalë shumë breza, të cilët me përfaqësimin e sportit të xhudos anekënd botës, shtetit të Kosovës ia ndritën fytyrën. Si rezultat i punës që bëhet në këtë klub, në vitin 2013 Kosova për herë të parë në historinë e saj arriti ta fitojë titullin e Kampiones Botërore pikërisht me xhudisten Majlinda Kelmendi. Duhet cekur se rezultate të kënaqshme kanë pasur edhe xhudsitet Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova. /Epokaere/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori