LAJMI I FUNDIT:

Kujdestari 24-orëshe për barnatoret në Prishtinë, reagon AKPPM: Rregullorja përfshin shitoret, jo institucionet shëndetësore

Kujdestari 24-orëshe për barnatoret në Prishtinë, reagon AKPPM: Rregullorja përfshin shitoret, jo institucionet shëndetësore
Foto: Ilustrim

Kuvendi Komunal i Prishtinës ditë më parë me shumicë votash ka miratuar ndryshim-plotësimin e rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në kryeqytet.

Sipas njoftimit, në këtë ndryshim sqarohet se nga tetori, në 5 barnatore të kryeqytetit do të ketë kujdestari me orar të plotë (24 orë).

E lidhur me këtë ka reaguar Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.


Në reagim AKPPM thekson se arsyetimi i Drejtoratit të Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës duke u thirrur në nenin 40 të Ligjit për Tregtinë e Brendshme Nr.2004/18 është munduar ta arsyetoj Rregulloren për përcaktimin e orarit të punës dhe kujdestarive të Barnatoreve duke i cilësuar ato si “Shitore” nuk ka bazë ligjore sepse ky Ligj nuk ngërthen në vete institucione shëndetësore (Barnatoret).

Vendoset kujdestari 24-orëshe për barnatoret në Prishtinë
Lexo po ashtu Vendoset kujdestari 24-orëshe për barnatoret në Prishtinë

Sipas AKPPM-së, bazuar në Legjislacionin aktual në fuqi fushëveprimtaria e barnatoreve është e rregulluar me tri Ligje dhe një Udhëzim Administrativ:

Bazuar në Ligjin për Shëndetësi 04/L-125, barnatoret janë institucione shëndetësore, personeli që punon në Barnatore është staf profesional shëndetësor.

Bazuar në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinae 04/L-190, Barnatoret licencohen nga AKPPM-ja dhe po ashtu mbikëqyren dhe inspektohen në çdo kohë nga Inspektorati Farmaceutik në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu sipas këtij Ligji, kushtet për veprimtarinë e Barnatoreve përcaktohen me akt nënligjor. Ekziston Udhëzimi Administrativ 11/2015 për Qarkulluesit me Pakicë ku me rastin e licencimit të Barnatoreve një nga kushtet për licencim është njoftimi për orar i vendosur në hyrje të Barnatores.

Bazuar në Ligjin 08/L-047 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinae 04/L-190, autoritet i vetëm kompetent për shqiptimin e gjobave në tregun Farmaceutik përfshi këtu edhe Barnatoret si institucione shëndetësore është Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë.

Bazuar në Planin Legjislativ të MSH-së është përfshirë Plotësim/Ndryshimi i Udhëzimi Administrativ 11/2015 për Qarkulluesit me Pakicë, ku Zyrtari përgjegjës dhe Grupi punues kanë përcaktuar oraret dhe kujdestaritë e Institucioneve Shëndetësore në nivel vendi.

“Andaj kërkojmë që Drejtorati i Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës të tërhiqet nga tendencat për marrje të kompetencave të nivelit qendror. Ky është qëndrimi zyrtar dhe përgjigjja e fundit nga AKPPM-ja lidhur me këtë çështje”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori