LAJMI I FUNDIT:

Ku do shkojnë donacionet për Kosovën?

Ku do shkojnë donacionet për Kosovën?

Vetëm pas 1 deri në 2 vitesh mund të konfirmohet nëse paratë e dhëna në formë donacioni për Kosovën janë shpenzuar për zhvillimin dhe përparimin e shtetit më të ri evropian, shkruan në edicionin e së shtunës e përditshmja lubjanase "Delo".

"Para se të jetë dhënë euroja e parë në konferecën e donatorëve për Kosovë Olli Rehn komisioner i BE-së për zgjerim ka thënë se paratë do të shfytëzohen në mënyrë efikase”, shkruan gazeta “Delo”.

Findlandezi Rehn garanton se çdo euro e dhuruar për Kosovën do të shfrytëzohet si duhet dhe në drejtimin e duhur në mënyrë të tillë që donatorët të mund të kontrollojnë se ku janë investuar paratë e dhëna nga ata.

Ai tha se disa investime të parapara do ti mbikqyrin vetë donatorët duke e lehtësuar kështu qeverinë e Kosovës në procesin e kontrollimit të realizimit të projekteve të financuara nga paratë e konferencës së donatorëve. Të njëjta garancione ka dhënë edhe Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës. "Qeveria e Kosovës nuk do të lejoj asnjë formë të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Thaçi.


Megjithëkëto gazeta “Delo” shkruan se edhe për kundër garancioneve të dhëna nga Rehn dhe Thaçi vetëm pas 1 deri në 2 vitesh mund të konfirmohet nëse paratë e dhëna në formë donacioni për Kosovën janë shpenzuar për zhvillimin dhe përparimin e shtetit më të ri evropian. /Telegrafi/