LAJMI I FUNDIT:

Kthen librat në bibliotekë pas 50 vjetësh

Kthen librat në bibliotekë pas 50 vjetësh

Një nxënës i dikurshëm i një shkolle në Fenix ka kthyer librat në bibliotekën e shkollës pas plot 50 vjetësh, ndërsa krahas librave ai ka paguar edhe 1.000 dollarë dënim.

Punëtorja e bibliotekës, Georgette Bordinere ka thënë se personi në fjalë ka dashur të mbetet anonim, ndërsa librat e huazuar në vitin 1959 i kishte dërguar me postë.

Ajo ka bërë të ditur se ish nxënësi i kësaj shkolle kishte dërguar edhe një letër – duke shpjeguar se atëbotë ai kishte lëvizur me familjen e tij drejt një shteti tjetër, dhe gabimisht i kishte marrë librat e bibliotekës me vete.

Në letër po ashtu ka shpjeguar se paratë e dëërguara do të duhej të mbulonin shpenzimet e dënimit për vonesë në kthimin e librave – që është 2 centë për një ditë – dhe që krejt bashkë bëjnë 745 dollarë. Ai thotë se ka dërguar pak më shumë para, në rast se ky çmim mund të jetë rritur.


Bordinere ka thënë se me paratë e dërguara biblioteka do të blejë libra të rinj, ndërsa dy librat e kthyer sërish do të gjenden në raftet e bibliotekës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Amerikani driblon topin e basketbollit me sy të lidhur dhe shënon rekord botëror

Interesante
Kalo në kategori