LAJMI I FUNDIT:

Kthehet nga Austria ekspertiza e videos në rastin ‘Dehari’

Kthehet nga Austria ekspertiza e videos në rastin ‘Dehari’

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar raportin e ekspertizës së analizave të video-incizimeve të kamerave të sigurisë, lidhur me rastin e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, të cilat janë siguruar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, për intervalin kohor të datës 05.11.2016, nga ora 00:00:00 minuta deri 23:59:59 minuta.

Siç njofton Prokurori i Shtetit, raporti është pranuar nga Republika e Austrisë, përkatësisht nga Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës.

Ky është njoftimi i Zyrës së kryeprokurorit të shtetit:


“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar raportin e ekspertizës së analizave të video-incizimeve të kamerave të sigurisë, lidhur me rastin e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, të cilat janë siguruar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, për intervalin kohor të datës 05.11.2016, nga ora 00:00:00 minuta deri 23:59:59 minuta.

Raporti është pranuar nga Republika e Austrisë, përkatësisht nga Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës.

Video-incizimet (3 DVR) janë dërguar në muajin shkurt në institutin “IT Forensics BKA”, Republika e Austrisë, Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës, për të vlerësuar autenticitetin e tyre, nëse ka pasur ose jo ndërhyrje në to.

Raporti ka konstatuar se të gjitha video-incizimet paraqesin vulat kohore dhe janë gjithashtu të shikueshme. Gjatë transparencës së videove raporti ka konstatuar se këto janë në gjatësi identike dhe me këtë mund të përjashtohet manipulimi i video-incizimeve. Raporti i ekspertizës po ashtu ka konstatuar se nuk ka pasur manipulim apo ndërprerje të video-incizimeve.

Prokurori i Shtetit pas pranimit të raportit të ekspertizës do të vlerësoj dhe analizoj të gjitha provat dhe faktet e mbledhura në këtë çështje penale dhe së shpejti do të del me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori