LAJMI I FUNDIT:

KT Prizreni kampion i Kosovës në tenis

KT Prizreni kampion i Kosovës në tenis

Në finalen e kampionatit të Kosovës në tenis, KT Prizreni ka shënuar fitore ndaj KT Prishtina me rezultatin 3:2.

KT Prizreni është kampion i Kosovës në tenis për vitin 2013. Skuadra e tenisit në finalen e kampionatit ekipor të Kosovës ka mposhtur skuadrën e Prishtinës.

Në finalen e luajtur të enjten në kryeqytetin e Kosovës, KT Prizreni ka festuar titullin e ri me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Pas dy barazimeve (2:2) të ndeshjeve, vendimtare ka qenë loja e çifteve, ku triumfuan prizrenasit e prirë nga tenisti më i mirë i Kosovës, Gurash Hasani.


Në gjysmëfinale, Prizreni kishte mposhtur KT Diellix, kurse Prishtina skuadrën e Trepçës. /Sporti1/Telegrafi/