LAJMI I FUNDIT:

KSHZ sot do të njoftoj mënyrën sesi do të kryhen kontrollet e listave në terren

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të shpallë mënyrën e kryerjes së kontrolle në terren të të dhënave që dalin nga raporti i listave të kryqëzuara në bazë të dhjetë institucioneve, që kanë për qëllim spastrimin e listave zgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e Komisionit, gjithashtu, do të prezantojnë fushatën mediatike “Dyer të hapura”, përmes të cilave qytetarët duhet të informohen dhe për të inkurajuar bashkëpunimin me ekipet e KSHZ-së që do të kryejnë inspektime në terren. /Telegrafi/