LAJMI I FUNDIT:

KSHZ nuk e miratoi raportin me rezultatet nga kryqëzimi i informatave

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në seancën e djeshme nuk e kanë miratuar raportin me rezultate nga kontrolli i kryqëzuar nga të dhënat në bazat e MPB-së me ato të 10 institucioneve tjera, njofton Portalb.

Për sot është paralajmëruar vazhdim i seancës, por nuk është treguar arsyeja se për çfarë raporti nuk është miratuar dhe se mos është arsye eventuale numri i votuesve kontestues, ashtu siç ka paralajmëruar opozita e cila ka pritur që numri të jetë nga 100 deri në 500 mijë votues.

Nga raporti i kontrollit të kryqëzuar do të varet edhe koha se kur do të fillojë kontrolli i të dhënave në terren, gjatë së cilës do të vërtetohen edhe parregullsitë që i kanë paraqitur qytetarët në KSHZ-së, pasi u publikua versioni elektronik i Listës Zgjedhore./Telegrafi/