Nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu në një intervistë për radion Evropa e Lirë është përgjigjur ndaj kërkesave të partive opozitare që brenda nëntë muajsh të mbahen zgjedhjet në Kosovë – siç e parashikon Plani i Ahtisaarit. Kryeziu ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti, nuk do të duhej frikësuar nga zgjedhjet, cilado qofshin ato – mirëpo ka shtuar se nëse kundrohet me vëmendje rekomandimi i Ahtisaarit, që nuk është normë kushtetuese, rekomandimi veç është kryer.
Duke u përgjigjur në pyetjen nëse do ketë zgjedhje të reja apo jo, Kryeziu është përgjigjur: “Struktura demokratike, çfarë shpresojmë dhe unë të paktën besoj se është Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti, nuk do të duhej frikësuar nga zgjedhjet, cilado qofshin ato. Por, nga ana tjetër, kur presidenti Ahtisaari projektoi zgjedhje të reja, ajo ishte para një viti e gjysmë, dhe në fakt u mbajtën në nëntorin që shkoi. Do të thotë, nëse kundrohet me vëmendje rekomandimi i Ahtisaarit, që nuk është normë kushtetuese, rekomandimi veç është kryer, por varet prej zhvillimeve, efikasitetit të kësaj qeverie”.
Nëse kjo qeveri tregon performansë si duhet, sipas Kryeziut, atëherë ajo ka mandatin katërvjeçar, gjithashtu me vendim të autoritetit të Kombeve të Bashkuara. “Nëse jo, unë ju siguroj se nëse kualifikimet politike janë se nuk funksionon si duhet kjo qeveri, nuk është pra në nivelin e detyrës me themelet e shëndosha të shtetit më të ri në Evropë dhe në botë, atëherë natyrisht se mund të ketë zgjedhje të reja, por ky është vlerësim politik, e jo një rekomandim që ka forcën e dispozitës ligjore”, ka thënë ai.
Ndërkaq i pyetur nëse edhe me kushtetutën e re, presidenti nuk duhet të mbajë post tjetër politik dhe se a do të ketë zgjedhje edhe brenda LDK-së, Kryeziu është përgjigjur: “Unë besoj se edhe kryetari, jo vetëm që e obligon Kushtetuta, por ai më së miri e kupton ligjërimin kushtetues, sigurisht se do t’i nënshtrohet dispozitave kushtetuese. Se a do të ketë forma të tjera, do të thotë mund të thirret Kuvendi ose Këshilli i Përgjithshëm dhe të japë një solucion, kjo do të duhej biseduar”, ka thënë ai. /telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para