Kryetarja e Uashingtonit ka mobilizuar Gardën Kombëtare përpara protestave të planifikuara nga mbështetësit e presidentit, Donald Trump, në kohën kur Kongresi do të votojë për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Mbështetësit e Trumpit po planifikojnë të mblidhen në kryeqytetin e SHBA-së më 5 dhe 6 janar në mbështetje të pretendimeve të pabazuara të Trump për mashtrim të gjerë të votuesve.
Më shumë se 300 trupa të Gardës Kombëtare do të jenë gati për të siguruar kontrollin e turmës dhe ndihmën e zjarrfikësve dhe shërbimeve të shpëtimit, tha Garda Kombëtare në një deklaratë.
Protestat përkojnë me një votim të Kongresit të planifikuar të zhvillohet në 6 janar që pritet të certifikojë rezultatet e Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet e 3 nëntorit.
Trump vazhdon të kundërshtojë rezultatin, të cilin Kolegji Zgjedhor e konfirmoi muajin e kaluar si një fitore për Bidenin me rezultat 306-232 të votave në Kolegj.
Kongresi është i mandatuar me Kushtetutë për të numëruar dhe vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.
Kjo procedurë zakonisht është një formalitet. Por, jo edhe kësaj radhe pasi të paktën 12 senatorë republikanë dhe rreth 140 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u zotuan se do të votojnë kundër certifikimit, duke përmendur pretendimet e Trumpit për mashtrim zgjedhor.
Presidenti Trump tha më 4 janar tha se ai do të “luftonte fuqishëm” për të mbajtur presidencën dhe u bëri thirrje ligjvënësve republikanë që të kthejnë mbrapsht humbjen e tij ndaj Bidenit.
Pretendimet e Trumpit janë hedhur poshtë nga zyrtarët e zgjedhjeve nga të dy partitë politike, guvernatorë në shtetet kryesore të përballjes zgjedhore dhe Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së erdhi në përfundimin se nuk kishte mashtrim të gjerë zgjedhor.
Përveç kësaj, pothuajse të gjitha paditë nga ekipi ligjor i Trumpit dhe aleatët e tij janë hedhur poshtë nga gjykatësit, duke përfshirë dy të refuzuara nga Gjykata Supreme.
Trump nuk ka treguar asnjë shenjë që ai synon të dorëzohet dhe ka inkurajuar protestat. Më 3 janar ai la të kuptohet se mund t’i drejtohet njërit nga tubimet, duke dërguar një mesazh përmes Twitterit: “Unë do të jem atje. Ditë historike!”.
Kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, më 4 janar kërkoi një vendosje të Gardës Kombëtare dhe u kërkoi banorëve lokalë që të qëndronin larg zonës në qendër të qytetit më 5 dhe 6 janar dhe të shmangnin konfrontimet me këdo që “po kërkon një përleshje”.
Bowser, një demokrate, tha në një konferencë për media se Kushtetuta e SHBA-së “do të qëndrojë” dhe Biden dhe Kamala Harris “do të jenë presidenti dhe nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara” kur të inaugurohen më 20 janar.
Shefi i Përkohshëm i Policisë, Robert Contee, tha se janë marrë masat paraprake sepse “ka individë që synojnë të sjellin armë zjarri në qytetin tonë dhe kjo thjesht nuk do të tolerohet”.
Disa grupe nacionaliste të ekstremit të djathtë që kanë mbajtur hapur armët në protesta të tjera pritet të jenë midis 15.000 njerëzve që pritet të marrin pjesë në tubime.
Policia e qytetit ka shpërndarë paralajmërime në të gjithë qendrën e qytetit duke thënë se mbajtja e çdo lloj arme zjarri është e paligjshme në kryeqytetin amerikan, në të cilin janë në fuqi disa nga ligjet më të rrepta të armëve në vend.
Autoritetet janë të kujdesshëm pasi qindra mbështetës të Trump u përplasën me aktivistët lokalë gjatë një tubimi në dhjetor. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës