LAJMI I FUNDIT:

Kandidatura për të parin e LDK-së, flet Lutfi Haziri

Kandidatura për të parin e LDK-së, flet Lutfi Haziri

Lutfi Haziri sonte në emisionin “Debat” të RTK-së tërthorazi e ka pranuar se ai është njëri nga kandidatët për kryetar të ri të LDK-së.

“Jam duke u konsultuar me kolegë, nuk po bëj fushatë për kryetar. Duhet t’ia bëjmë punën dhe angazhimin në mënyrë që Kuvendi i 14 marsit të del i suksesshëm. Kushdo që del kryetar unë do të mbështes fuqishëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai nuk është oportunist politik.


“Nuk jam as lakmitar e as egoist. Mendoj që ekip i madh i LDK-së është ai që është në Kuvend. Dhe Kuvendi e zgjedh kryetarin. Deri atëherë, kryetari i degës së Prizrenit, Anton Quni e ka paraqitur qëllimin e vet që të kandidojë dhe tjerë emra nuk ka që kanë kandiduar ende”, ka theksuar Haziri.

Ai ka shtuar se është fakt që Anamorava e ka një interesim për ta pasur kryetarin e LDK-së.

“Është fakt që Anamorave ka një interesim që duhet ta kemi një kandidaturë për shkak të rolit historik që e ka Gjilani. Rikthimi i madh i LDK-së ndodh edhe më mua, edhe me Lumirin edhe me Kujtimin. Nuk i frikësohem sfidave, por unë jam i realizuar politikisht”, ka thënë Haziri.

Ai tha se mandati i kryetarit të ri është dyvjeçar, pasi kaq është ky mandat, para se të shkohet në kuvend të rregullt për mandat katërvjeçar.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori