LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i komisionit bullgar Dimitrov: Politikanët duan përparim, por historianët e Maqedonisë e pamundësojnë një gjë të tillë

Kryetari i komisionit bullgar Dimitrov: Politikanët duan përparim, por historianët e Maqedonisë e pamundësojnë një gjë të tillë

Kryetari i Komisionit për Çështje Historike nga ana e Bullgarisë, Angell Dimitrov në intervistë për televizionin kombëtar bullgar ‘BNT’ pret që në takimin e ri të Komisionit të përbashkët për Çështje Historike do të bëhet një hap para.

“Gjithmonë kemi dashur të punojnë më intensivisht me rritëm të shtrënguar, por kjo nuk ndodhi. Për vitin e ardhshëm janë planifikuar vetëm pesë takime, kjo nuk është e mjaftueshme”, thotë Dimitrov, i cili po ashtu ka qenë edhe ish-ambasador i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij ka dallime mes politikanëve dhe historianëve.


“Politikanët nga të dyja anët duan përparim, por historianët e palës maqedonase në komision bëjnë gjithçka që është e mundur të mos ndodhë kjo”, vlerëson Dimitrov.

Ai thotë se historianët e Maqedonisë nuk duhet të presin situatë të re për të bërë analizë kritike dhe se historini, sipas ti, duhet ta thotë të vërtetën dhe ta përgatisë të shoqërinë për të vërtetën./Telegrafi/