Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi ka reaguar ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili pasi u dënua ka akuzuar kryeprokurorin se e ka të falsifikuar provimin e jurisprudencës.
Lumezi thekson se shpifja e tillë është bërë që disa herë, prandaj ka vendosur që ta autorizoj një avokat të ngrit padi për shpifje kundër Enver Hasanit. Ai në reagimin e tij ka bashkëngjitur edhe certifikatën për dhënien e provimit të jurisprudencës.
Lexoni të plotë reagimin e kryeprokurorit të shtetit:
“Dje, më datë 18.10.2017, një lajm u dha nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda. Një ish zyrtar i lartë shtetëror, apo më saktë ish Rektori i Universitetit të Prishtinës u shpall fajtor dhe u dënua me një vit burgim me kusht për një periudhë verifikimi prej dy vitesh. Edhe më i rëndësishëm është fakti se në këtë rast sikur u thye miti i krijuar se të “fortit” janë të paprekshëm nga drejtësia.
Prokurori i Shtetit dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, e dëshmuan të kundërtën e një perceptimi të tillë, ngase të ballafaquar me argumente të shumta, gjykata vendosi që të pandehurit në fjalë të marrin dënimet për dëmet e shkaktuara në Universitetin e Prishtinës. Natyrisht se e kuptojmë që aktgjykimi në fjalë do të apelohet dhe vendoset përfundimisht nga Gjykata e Apelit.
Dhe lajmi për dënimin e ish Rektorit të Universitetit të Prishtinës duket se ka qenë “motivi” i këtij të fundit që dje të dalë me një shkresë me shumë pika, por me një emërues të përbashkët. Shkresa në fjalë përmban vetëm shpifje, gënjeshtra dhe pretendime tendencioze imagjinare, të drejtuara personalisht kundër meje. Nuk është e rastësishme që “reagimi” në fjalë ka ardhur vetëm disa orë pasi që i njëjti ka kuptuar se është dënuar me dënim me burg me kusht.
Fillimisht vendosa ta injoroj një shpifje të tillë, të ulët. Por, megjithatë vendosa të bëj këtë reagim për hir të transparencës dhe opinionit.
Dëshiroj me këtë rast, të siguroj opinionin vendor dhe ndërkombëtar se kam kryer provimin e jurisprudencës në mënyrën më të rregullt të mundshme dhe për këtë posedoj gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Për këtë, pos dokumentacionit, ende janë gjallë edhe profesorët, tek të cilët kam dhënë provimet në fjalë, si dhe kandidatët të cilët sot ushtrojnë pozita në sistemin gjyqësor dhe në avokatinë e Kosovës.
Për më tepër, dëshiroj të përkujtoj opinionin, por edhe të gjithë faktorin tjetër vendor e ndërkombëtar, se në vitin 2010, gjatë procesit gjithëpërfshirës të riemërimit të prokurorëve dhe gjykatësve nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për emërimin e prokurorëve, ata kanë verifikuar gjithë dokumentacionin e paraqitur dhe ndër tjera, është verifikuar edhe certifikata që dëshmon dhënien e provimit të jurisprudencës.
Duke qenë se shpifja e tillë është e sata herë e kryer nga i njëjti person, unë kam vendosur si në vijim:
– Do ta autorizoj një avokat të ngrit padi për shpifje kundër Enver Hasanit dhe pres që padia e tillë të shqyrtohet nga gjykata sa më parë që është e mundur;
– Kurse kërkoj nga Prokuroria e EULEX-it që të hetojë në mënyrë të pavarur dhe urgjente pohimet e Enver Hasanit dhe më pas në varësi të gjetjeve të veprojnë. Nëse nuk verifikohen pohimet e tilla, pres që Enver Hasani të hetohet për veprën penale të lajmërimit të rrejshëm;
– Ndërsa, ftoj mediat që edhe ato të bëjnë hulumtimet e tyre në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, ngase një gjë e tillë është publike dhe ka dokumentacion, e shumë njerëz, të cilët janë dëshmitarë dhe mund të zbardhin pretendimet e shfaqura dhe ta informojnë opinionin mbi gjetjet e tyre;
– Dhe në fund, kërkoj që të gjitha veprimet të kryhen në një afat kohor optimal ngase secili qytetar i Republikës së Kosovës, meriton të informohet për të drejtën dhe të vërtetën në këtë rast, ndërsa kushdo që është përgjegjës për lajmërim të rrejshëm apo për shpifje, të marrë përgjigjen e duhur nga gjykata.
Më në fund, konsideroj se kjo deklaratë është vazhdim i një lufte të gjatë, të filluar nga ky person që në momentin e emërimit tim si Kryeprokuror i Shtetit, dhe përbën presion ndaj punës që bëjmë dhe paraqet po ashtu tentim për të penguar sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës dhe për të penguar progresin në luftimin e krimit që po bëhet nga Prokurori i Shtetit. Por, i njëjti dhe të gjithë ata të sojit të tij, duhet ta dinë dhe ta kuptojnë se ky tentim i tyre nuk do të ketë asnjë sukses, por do ta intensifikoj maksimalisht luftën kundër krimit e me fokus të posaçëm në luftimin e veprave penale korruptive.
Ju falënderoj për vëmendjen Tuaj!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës