Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti sot takim të përbashkët me kryetarët e komisioneve parlamentare. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me punën e komisioneve përgjatë sesionit vjeshtor, si dhe mbarëvajtja e punimeve të komisioneve përgjatë muajve në vijim.
Osmani potencoi se këto takime janë të një rëndësie të veçantë, të cilat ndikojnë në koordinim më të madh të punës së të gjitha komisioneve parlamentare.
Fillimisht, kryetarja e Kuvendit i njoftoi të pranishmit lidhur me gjendjen e projektligjeve në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare, duke i përgëzuar njëkohësisht për angazhimin e tyre përgjatë sesionit të kaluar. Poashtu, ajo inkurajoi komisionet të iniciojnë nisma legjislative, kur do që një gjë e tillë të jetë e nevojshme.
Tutje, kryetarja e Kuvendit trajtoi edhe disa tema të rëndësishme për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit, e specifikisht të komisioneve parlamentare. Ajo u bëri thirrje komisioneve të angazhohen në monitorimin e zbatimit të ligjeve nga fushëveprimtaria e tyre.
Poashtu, Osmani kërkoi angazhim të shtuar të komisioneve lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga agjenda e integrimit evropian, e njëkohësisht u bëri thirrje që të respektojnë Ligjin për Barazi Gjinore gjatë procesit të rekrutimit për pozita udhëheqëse në agjenci të pavarura.
Kryetarja Osmani poashtu vëri në pah nevojën për miratimin e rregullores së re të punës së Kuvendit, duke inkurajuar deputetët që sa më parë të ri-fillojnë trajtimin e saj.
Në anën tjetër, kryetarët e komisioneve parlamentare shpalosën planet e punës së komisioneve përkatëse, duke u fokusuar në agjendën legjislative dhe aktivitetet mbikëqyrëse të komisioneve. Poashtu, ata ndanë edhe sugjerimet dhe sfidat me të cilat përballen gjatë punës së tyre në komisione.
Takime të tilla do të vazhdojnë të organizohen në baza periodike, për të rritur bashkëpunimin mes komisioneve parlamentare dhe efikasitetin e punës në Kuvend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës