LAJMI I FUNDIT:

Kabinetit të Mustafës i bashkohen dy këshilltarë të rinj

Kabinetit të Mustafës i bashkohen dy këshilltarë të rinj

Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i janë bashkuar dy këshilltarë të rinj.

Sipas një njoftimi, Mybera Mustafa është emëruar në postin e këshilltares politike për çështje të shëndetësisë si dhe Kastriot Halili, do të jetë këshilltar politik për integrime evropiane dhe çështje të sigurisë.

“Mybera Mustafa është aktiviste e njohur politike e cila ka doktoruar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë. Kastriot Halili është njohës i proceseve integruese evropiane dhe ka punuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ka kryer studimet evropiane në universitete të njohura ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.


Njëkohësisht, bëhet e ditur se që nga data 26 shtator 2016, këshilltari i jashtëm për siguri, Edon Myftari, është liruar nga kjo pozitë. /Telegrafi/