LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri akuzon përsëri kryeprokuroren

Kryeministri akuzon përsëri kryeprokuroren

Kryeministri Sali Berisha akuzoi përsëri të enjten kryeprokuroren Ina Rama në një takim me familjarë të efektivave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Kryeministri foli për një sulm barbar të premten e kaluar, duke thënë se ishte i organizuar “nga një njeri që nuk ka asnjë koncept, një njeri për të cilin i ati është për t’u akuzuar me akuzat më të rënda që mund t’i bëhen, një njeri për të cilin djali është për t’iu mohuar kafshata për dhjetë vjet dhe është për t’ia dhënë atë vetëm për të marrë një karrige politike, një njeri, bashibozukët e të cilit i rezervuan Bekimes goditjen me hunj e çadra vetëm e vetëm se tha rroftë Sali Berisha”, tha Berisha duke aluduar tek lideri i opozitës, Edi Rama.

Kryeministri tha se Kryeministria nuk do të merrej kurrë. “Së bashku me burrat, djemtë e vajzat tuaja me uniformë këtu ishte i tërë aparati i Këshillit të Ministrave, i vendosur që në çdo moment të ishte ushtar dhe të bënte atë që i përkiste, i vendosur që çdo bashibozuku, çdo horri, çdo rrugaçi e huligani t’i jepte atë që meritonte. Patëm tre viktima nga sulmuesit”, tha ai.

“Ishte një grusht me tre stade. Stadi i parë dështoi me turpin më të madh. Faza e dytë vazhdon përpjekjen. Ju garantoj se ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër, më falni për shprehjen, veçse horra e lavire bulevardi, tregojnë se janë hienat e prapaskenës së puçit të rrugës, për të cilin duhet të merreshin jetët e burrave, fëmijëve e vëllezërve tuaj”, tha Berisha.


Kryeministri tha se situata është tërësisht nën kontroll. “Janë përpëlitjet e fundit të horrave e lavireve të bulevardit, por janë përpëlitje të dështuara, të mjera. Ato që i bëjnë nuk dinë ku do të fusin kokën, nuk dinë se si do të shpëtojnë", tha Berisha.

Berisha paralajmëroi gjithashtu Prokuroren e Përgjithshme. "Thuaju shqiptarëve me çfarë cilësie mashtrove se nuk është bërë padi, kush ta dha porosinë të deklarosh se nuk është bërë padi për dhunim të institucioneve kushtetuese”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori