Situata nga pandemia e COVID-19 në Shqipëri vijon të paraqitet e vështirë teksa vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima dhe 117 të infektuar
Shqetësuese është situata e të shtruarve në spitalet COVID-19 ku aktualisht janë të shtruar 123 paciente.
Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita Sefa tha për Euronews Albania se situata në spitale paraqitet shumë e rëndë sa tashmë as stafi mjekësor nuk di më si ta shpjegojë.
Ajo rrëfeu momentet e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të pacientëve që siç tha të duket e pabesueshme që nuk ja dalin dot përballë virusit duke parë moshën e tyre dhe nga ana tjetër shpreh çudinë me njerëz që ende nuk besojnë se ky virus është i vërtetë.
“Ky është një virus që ka tronditur botën, edhe ne. Më vjen çudi kur shoh lokalet plot me njerëz të çoroditur, nëpër markete. Duket e pabesueshme, që çdo ditë shohin të vdekur dhe ka njerëz që ende s’e besojnë. Unë u kam thënë të vijnë vetë në spital, të vishen si unë dhe të shohin çfarë po ndodh. Është tmerr të shohësh kur kërkojnë të ngopen me oksigjen dhe nuk mundesh”, u shpreh Sefa.
E pyetur nëse kishte menduar ndonjëherë gjatë kësaj periudhe të gjatë në frontin e parë me sëmundjen që të hiqte dorë, Sefa u shpreh se nuk i kishte shkuar asnjëherë në mendje kjo gjë, ndërsa shtoi se ajo dhe kolegët e saj i janë futur kësaj gjeje dhe shpresojnë t’ia dalim me sukses deri në fund.
“Frika për ne nuk ka ekzistuar. Më shumë na mposht dhimbja nga ajo që po shikojmë. Problemi me mushkëritë, me oksigjenin është shumë problematike, jo siç shihet jashtë. Vetëm ne që i shikojmë se sa po vuajnë e dimë këtë gjë”, rrëfeu ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze