Mosvotimi për zgjatjen e afatit të punës së PSP dhe për dëshmitarët e mbrojtur, sipas analistëve në Click Plus, do të jetë vërejtja më e madhe e komisionarit Johannes Hahn. Për këtë BDI dhe PDSH dhanë justifikimet e tyre. Nënkryetari I BDI-së Nevzad Bejta fajin më të madh ja hedh OBRM-PDUKM-së për mosvotimin e këtyre ligjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni
“U thye marrëveshja, por marrëveshjen nuk edhe theu BDI, por nga partia më e madhe e cila e nuk e votoi ligjin për dëshmitarë të mbrojtur. Për tu miratuar ligji duhet të votojnë të gjithë partitë politike LSDM, BDI, OBRM dhe PDSH”, u shpreh Nevzad Bejta.
Ndërsa deputeti I PDSH-së Orhan Ibrahimi tha se partia e tij nuk ka votuar ligjet e PPS-së sepse askush nuk është konsultuar me subjektin e tij për të propozuar diçka.
“Sepse PDSH nuk ka votuar as një ligj të propozuar nga OBRM dhe LSDM, pa konsulta dhe pa marrëveshje në tryezë-me subjektin tim”, tha Orhan Ibrahimi, nga PDSH.
Analisti Ismet Ramadani kritikoi edhe BDI-në edhe PDSH-në pasi sipas tij, dy partitë shqiptare në parlament PSP e përkrahin vetëm në mënyrë deklarative dhe jo me vepra.
“Ju duhej ti kishit dhënë 20 vota për ato 2 ligje, PDSH-7 vota. Le të mos kaloj propozimi, por ju do ta linit përshtypjen para opinionit shqiptar se ju me të vërtet e përkrahni punën e PSP dhe para faktorit ndërkombëtar”, tha Ismet Ramadani, analist.
Sipas analistit Albert Musliu Qëndrimi i Han, do të varet nga ajo se çka do të ndodhë gjatë ditëve në vijim.
“Fjalën e tij të fundit do ta thotë para asaj që do të ndodhë të hënën, tash të hënën , kur pritet votimi I buxhetit. Qëndrimi I Han tash a do të përforcohet me përfaqësues të ambasadës amerikane”, tha Albert Musliu, analist.
Analistët kritikuan dy partitë shqiptare edhe për atë se asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin kundër kryetarit të OBRM-PDUKM-së Nikolla Greuvskit, por këtë e mohoi deputeti Ibrahimi i cili tha se, partia e tij vazhdimisht ka qenë e censuruar nga mediat.
Ibrahimi: “Ky televizion 21, shyqyr Zotit u hap dhe ra ajo at perdja e hekurt dhe i detyroi edhe mediat tjera të hapen gradualisht.”/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja