LAJMI I FUNDIT:

Kriza globale godet edhe prostitutat çeke

Kriza globale godet edhe prostitutat çeke

Kriza globale rrit interesimin për seks, pohojnë ekspertët britanikë, por duket vetëm për atë pa pagesë, tregojnë vështirësitë financiare në të cilët janë zhytur prostitutat dhe klubet erotike çeke.

Llambat e kuqe në dyert e shtëpive publike në kufi me Gjermaninë dhe Austrinë, numri më i madh i klientëve tek të cilat vijnë pikërisht nga këto dy shtete, janë duke u shuar njëra pas tjetrës. Në rajonin Zelezna Ruda janë mbyllur madje gjysma e klubeve erotike dhe shtëpive publike.

"Një gjerman duhet të mendoj mirë para se të niset të kalojë kufirin në kërkim të seksit", kanë thënë për një gazetë lokale kryetarët e qyteteve në këtë rajon kufitar të Çekisë.