LAJMI I FUNDIT:

Kriza e coronavirusit, presidenti Macron kapet nga kamerat duke “debatuar ashpër” me një punëtor të kujdesit shëndetësor

Kriza e coronavirusit, presidenti Macron kapet nga kamerat duke “debatuar ashpër” me një punëtor të kujdesit shëndetësor

Një video e publikuar thuhet se tregon presidentin francez Emmanuel Macron derisa “debaton ashpër” me një punëtor të kujdesit shëndetësor.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet të realizuara më 9 prill, janë filmuar disa ditë para se Macron t’i drejtohej një audience rekord televizive prej 36,7 milionë shikuesve mbrëmë për të kërkuar falje për dështimet e qeverisë në trajtimin e krizës së coronavirusit.

Gjatë fjalimit, ai pranoi se ‘ishin bërë gabime’ dhe njoftoi se periudha e izolimit në Francë do të zgjatej deri më 11 maj.


Ndryshe, coronavirusi deri më tani ka marrë 14,393 jetë në Francë.

Pas vizitës së Macron në spitalin Kremlin-Bicetre në Paris, Pallati Elysee lëshoi një video të vetme ku tregohej një infermier duke pyetur presidentin: ‘A mund të duartrokasim njëri-tjetrin ashtu siç bëjnë njerëzit në 8 të mëngjesit?’, i cili pasohet nga duartrokitje të gjata.

Sidoqoftë, një video e dytë e regjistruar në takim, gjatë të cilit Pallati Elysee thuhet se ka ndaluar xhirimet dhe në të cilin asnjë gazetar nuk ishte i pranishëm, tani është lëshuar duke treguar një shkëmbim të ashpër që i parapriu duartrokitjeve.

Në videon e dytë, të ndarë nga sindikata e punëtorëve të spitalit USAP-CGT (L’union syndicale CGT de l’Assistance Publique), Macron i thotë një prej punëtorëve: ‘Ajo që është e vërtetë është që ne nuk kemi bërë për 15 vjet të ulje tarifash spitalore, keni të drejtë’.

Por ai pastaj shtoi: ‘Por unë nuk do të marr përgjegjësinë për asgjë që është bërë më parë’.

Punëtori i përgjigjet duke thënë: ‘Ju e dini, këto punë, ne i bëjmë ato sepse ato janë thirrje’, me Macron duke thënë ‘Unë e di’.

Punëtori vazhdon dhe ndër tjerash i thotë: ‘Ne i bëjmë ata sepse i duam njerëzit, jemi në një spital publik’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Kalo në kategori