Për shumë fëmijë, shkolla është një vend ku mësohet e mund të takosh shoqet e shokët. Për një pjesë ajo është një vend i sigurtë, një hapësirë mbrojtëse. Fjala është për ata fëmijë që vijnë nga familje, ku ushtrohet dhunë. Në vitin 2018, sipas statistikave të policisë ka pasur 4000 raste keqtrajtimi të fëmijëve në Gjermani. Numri i keqtrajtimit seksual me 14.000 raste është dukshëm më i lartë.
Të qenurit shumë afër nxit konflikte
Tani kur në Gjermani dhe në vende të tjera shkollat janë mbyllur për të ndalur përhapjen e virusit Covid-19, organizatat në mbrojtje të fëmijëve ngrenë zërin nga rritja e mundshme e keqtrajtimit të fëmijëve. Për disa fëmijë situata mund të jetë kërcënuese edhe për jetën, thotë Rainer Rettinger, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Gjermane të Fëmijëve. „Ngushtica, pamundësia për t’i ikur tjetrit nxit konflikte dhe rrit agresivitetin”, thotë Rettinger dhe shton se fëmijët e prindërve me probleme droge apo të varur nga alkooli duhet të jenë në fokus këto kohë. „Tani në kohën e Coronës një fëmijë është vetëm me prindërit”, thotë Rettinger. „Nuk është askush afër, që sheh nevojën emergjente të fëmijëve. Askush që ndihmon.”
Aktualisht edhe qendrat e ndihmës apo të minorenëve praktikojnë distancimin social. Prandaj organizatat në mbrojtje të fëmijëve kërkojnë para kësaj gjendjeje që të ketë më shumë mbështetje në platformat sociale, edhe në mediat sociale, me qëllim që të sqarohen prindërit dhe fëmijët për programet e ndihmës. „Fëmijët duhet të kontaktohen dhe të bëhen pjesë e këtij informacioni”, thotë Stefanie Fried nga organizata „Save the children”, Gjermani. „Aktualisht fëmijët informohen vetëm nga të rriturit, por pikëristh më të cënuarit mes tyre nuk marrin informacionet e duhura, sidomos tani që nuk shkojnë në shkollë.”
Fried i mbështet thirrjet e qeverisë gjermane për ruajtjen e distancës. Por ajo paralajmëron nga vështirësitë e një bashkëjetese disajavore në katër muret e shtëpisë. “Nuk duhet të harrojmë, se fëmijët nuk janë si të rriturit. Ata kanë nevojë të lëivzin dhe duhet të luajnë. Masa të tilla mund të jenë pozitive për një kohë të shkurtër, por pastaj shteti duhet të kujdeset sërish për mundësi lëvizjeje në ajër të pastër për familjet.”
Shqetësim për dhunën familjare
Qendra e konsultimit dhe organizata të tjera paralajmërojnë, se në javët e ardhshme mund të ketë më shumë dhunë edhe mes të rruturve. Shumë njerëz punojnë nga shtëpia: për shkak të efekteve ekonomike të virusit Corona, mund të ketë të tjerë që kërcënohen nga papunësia, apo e kanë humbur ndërkohë vendin e punës. Të gjithë këta faktorë rrisin stresin në familje.
Zhvillime të përafërta raportohen nga Kina. Në javët e izolimit social për shkak të Coronës, ka pasur tre herë më shumë dhunë familjare, se më parë. „Për shkak të masave aktuale në Gjermani, partneri i dhunshëm largohet më pak nga shtëpia se më parë, gjë për viktimat e bën të pamundur të kërkojnë ndihmë apo të kontaktojnë qendrat e këshillimit”, thotë Katja Grieger nga Shoqata Federale e Konsultimit të Grave dhe Rasteve të Emergjencës – Gratë kundër Dhunës në bisedë me Deutsche Wellen. Vizitat në familje për shkak të rrezikut të virusit janë reduktuar. „Ne kërkojmë që fqinjët të jenë më të vëmendshëm, për sa i përket dhunës familjare”, thotë Greieger. „Nëse në një shtëpi fqinjët dëgjojnë britma dhe thirrma të telefonojnë policinë.” Situata keqësohet edhe më shumë në rastet e ndalimit të lëvizjes. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRevista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër