Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan sot një kontratë me vlerë 26.5 milionë euro që do t’i ndihmojnë Kosovës të adresojë pasojat e pandemisë COVID-19.
Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet që të realizohet përpara fundit të këtij viti.
Kjo mbështetje e re e BE-së do t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fonde shumë të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 mbi qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Në veçanti, fondet e BE-së do të përdoren për t’u ndihmuar mikro-ndërmarrjeve dhe të vetë-punësuarve për të rritur likuiditetin e tyre financiar përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, për grante dhe subvencione për fermerët, si dhe për t’u ndihmuar komuniteteve jo-shumicë që janë goditur më rëndë nga pandemia. Fondet e BE-së do të mbështesin edhe bizneset e fokusuara në eksportimin e mallrave dhe shërbimeve.
Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog, shprehu kënaqësinë për mundësinë që Kosova të ndihmohet sërish me ndihmë konkrete nga BE-ja.
“Kosova dhe pjesa tjetër e Evropës janë në mes të pandemisë COVID-19. Më vjen mirë që përmes kësaj mbështetjeje, BE-ja do të jetë në gjendje t’u ndihmojë bizneseve dhe grave dhe burrave të cenueshëm për të përballuar vështirësitë financiare me të cilat përballen në këtë situatë të vështirë”, tha Szunyog.
Kontrata u nënshkrua nga Ambasadori Szunyog dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas një takimi ku Qeveria u zotua të hartojë kritere të qarta dhe masa të targetuara mirë për përdorimin e fondeve.
Si BE-ja ashtu edhe Qeveria theksuan rëndësinë e procedurave transparente të prokurimit publik për të fituar besimin e publikut. Në këtë drejtim, Qeveria u dakordua të zhvillojë ligjin e ri të prokurimit publik, duke ndjekur praktikat më të mira legjislative.
Qeveria gjithashtu u zotua të vëzhgojë Ligjin për Organizimin e Administratës Shtetërore gjatë dizajnimit të strukturave të reja të brendshme të ministrive, dhe të shikojë legjislacionin e ri për rekrutimin e administratës shtetërore, në mënyrë që të vendoset një administratë publike që funksionon më mirë dhe është e depolitizuar.
Mbështetja e BE-se vjen pas një pagese për mbështetjen e buxhetit prej 10 milionë eurosh të bërë në muajin korrik, kredisë për ndihmë makro-financiare prej 50 milionë eurosh të paguar në tetor, dhe ndihmës emergjente për sistemin e kujdesit shëndetësor të dhënë më parë këtë vit. Më shumë mbështetje do të vijë në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

OBRM-PDUKM: Nuk janë të vërteta deklaratat për punësimin e 3.000 personave, LSDM po sajon skandale

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit