LAJMI I FUNDIT:

Kristi të dashurës së Diedonit, Albës: Këtu jam vetëm për ty

Kristi të dashurës së Diedonit, Albës: Këtu jam vetëm për ty

Gardianët i kanë dhënë leje Kristit që të dalë në oborr, ku mund të pijë kafe dhe cigare.

Alba e shoqëron, Kristi nuk humb kohë dhe i thotë Albës që në Big Brother ka ardhur për të dhe i kërkon një puthje në faqe.

Alba fillon të qeshë duke i thënë “po bën lojë”.


Ndërsa Kristi vazhdon duke argumentuar idenë e tij, duke i thënë Albës që ai shkonte tek i njëjti lokal ku Alba shkonte shpesh dhe arsyeja ishte që të shihte atë.

Kristi vazhdon duke i thënë Albës i çuditur, që si ka mundësi që Alba s’e mban mend atë.

Diedoni sheh që Alba po qesh me të madhe dhe afrohet tek ata duke i thënë Kristit “mbete duke luajtur me gratë”.

Kristi justifikohet para Diedonit dhe i thotë “Po qajmë hallet me drejtoreshën”.

Kujtojmë se Alba dhe Diedoni janë të dashurarit e parë të Big Brother Albania 8. /Telegrafi/