LAJMI I FUNDIT:

Kreu i ushtrisë ukrainase: Lufta nuk do të përfundojë këtë vit

Kreu i ushtrisë ukrainase: Lufta nuk do të përfundojë këtë vit

Kreu i ushtrisë ukrainase, ka bërë të ditur sot se “ekzistojnë indikacione” se lufta me Rusinë nuk do të përfundojë këtë vit.

Valeri Zaluzni ka theksuar se Kievi nuk mund ta përjashtojë mundësinë e ripërsëritjes së sulmeve mbi kryeqytetin e Ukrainës – duke e goditur nga Bjellorusia, transmeton Telegrafi.

Ukraina beson se mbi 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë, derisa miliona ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre.


Derisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon, komandot ruse po refuzojnë të luftojnë si pasojë e mungesës së pajisjeve dhe pagave
Lexo po ashtu Derisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon, komandot ruse po refuzojnë të luftojnë si pasojë e mungesës së pajisjeve dhe pagave

Zaluzni tha se Ukraina ka kryer një sërë sulmesh të suksesshme raketore mbi bazën ushtarake ruse në Krime.

Në anën tjetër, forcat ruse kanë humbur motivin për luftë, madje shumë ushtarë po refuzojnë të shkojnë në fushëbeteja.

E një prej arsyeve të këtij refuzimi është mospagesa dhe mungesa e pajisjeve të duhura për luftë. /Telegrafi/