LAJMI I FUNDIT:

Kreshnik Krasniqi, mesfushori që la Norvegjinë për Kosovën

Kreshnik Krasniqi, mesfushori që la Norvegjinë për Kosovën

Është pjesë e klubit Strømsgodset që bën gara në ligën e parë të futbollit norvegjez.

Ky është 19-vjeçari Kreshnik Krasniqi që sipas mediave në Norvegji konsiderohet e ardhmja e mesfushës.

Me talentin e tij ka bërë që shumë klube në Evropë të shprehin interesim për të, por Krasniqi dëshiron që fillimisht të formohet mirë si futbollistë të klubi i tij.


“Këtë vit kemi qenë mirë me klubin. Sapo kam rinovuar kontratën deri në Gusht. Nuk është keq, por me punë ka mundur të jetë edhe më mirë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Kreshnik Krasniqi.

Krasniqi i cili ka luajtur edhe për grup moshat U16 të Norvegjisë, thotë se pasi i erdhi ftesa nga Kosova nuk e ka menduar dy herë.

“Ftesa nga Kosova nuk vihej në diskutim. Unë kam luajtur edhe për Norvegjinë por kur më ka ardhur ftesa e Kosovës në tavolinë menjëherë e kam pranuar. Unë shqiptar jam, e dua shtetin tim dhe luftojë për shtetin tim. Për mua Kosova gjithmonë është numër një”, tregon më tej Kreshnik Krasniqi.

Kreshniku ishte pjesë e Kosovës U21 për ndeshjet me Austrinë dhe Andorrën, e ku në të fundit u paraqit nga minuta e parë.

“Jam falënderues që jam pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Luajtëm një ndeshje stabile. Nuk patëm performancë 100% por ndeshjen e kemi pasur nën kontroll”.

Për 19 vjeçarin nga Gjakova të bartë fanellën e dardanëve është një ëndërr derisa synon që me paraqitje fantastike të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A.

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme të veshësh fanellën e Kosovës. Mënyra se si na shikojnë njerëzit, si na japin kurajo është ndjenjë e papërshkrueshme. Të shohim si po shkon me Përfaqësuesen U21. Nëse më fton Kombëtarja A jam i gatshëm gjithmonë”, tregon më tej Kreshnik Krasniqi.

Krasniqi si 17 vjeçar ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Strømsgodset derisa e ka vazhduar kontratën me klubin skandinav deri në vitin 2021./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori