LAJMI I FUNDIT:

Krerët e tre institucioneve refuzojnë komisionin hetimor

Krerët e tre institucioneve refuzojnë komisionin hetimor

Krerët e disa prej institucioneve kryesore në Shqipëri refuzuan të mërkurën t’i përgjigjen pyetjeve lidhur me demonstratën e dhunshme të 21 janarit, që po hetohet edhe nga një komision hetimor i ngritur me votat e shumicës parlamentare.

Kryeprokurorja Ina Rama refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të komisionit hetimor duke thënë se nuk mund të përgjigjej për çështje që janë në hetim, sepse kështu do të shkelte ligjin.


“Prokuroria është një organ i pavarur. Prokuroria i nënshtrohet vetëm ligjit. Çdo ngjarje kriminale e 21 janarit është objekt i hetimit të prokurorisë dhe vetëm pas hetimit prokuroria do ketë një përfundim. Hetimi i komisionit është i lidhur në mënyrë integrale me hetimet që bën prokuroria. Unë nuk mund t’u përgjigjem pyetjeve tuaja. Unë i qëndroj vetëm ligjit”, tha Ina Rama.

“A ka një çështje që ju keni nisur dhe të ketë lidhje me veprimtarinë e institucioneve shtetërore. Nëse ka një çështje të tillë na e thoni”, reagoi kryetari i komisionit Eduart Halimi, i cili reagoi pas largimit të kryeprokurores duke thënë se e konsideruan këtë veprim si mosrespektim të institucionit të Parlamentit.

“Ajo tregoi mosrespektim nga ana e një institucioni për Parlamentin që është institucioni kryesor. Nuk tregon respekt për rendin kushtetues dhe rendin demokratik të këtij vendi”, tha ai.

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, nuk dëshmoi në seancën e sotme siç pritej ndërkohë që seanca për dëgjimin e dëshmisë së tij u shty për “arsye teknike”.

"Seanca dëgjimore e datës 2 Shkurt 2011, ora 17:00, me Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, për arsye teknike do të shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të bëhet e ditur në ditët në vijim", thuhet në njoftimin publikuar në faqen zyrtare të parlamentit.

Presidenti Bamir Topi nuk do të dëshmojë gjithashtu dhe bëri të ditur përmes këshilltarit të tij juridik se nuk do të shkonte të dëshmonte në komision, duke e vlerësuar atë si të paligjshëm.

I dërguari special i Bashkimit Evropian në Tiranë, Miroslav Lajcak, ka deklaruar se hetimi i ngjarjes së 21 janarit duhet të bëhet nga institucionet shtetërore dhe jo nga komisionet parlamentare “njëngjyrëshe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori