LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FHK-së takohen në Budapest me drejtuesit e EHF-së

Krerët e FHK-së takohen në Budapest me drejtuesit e EHF-së

Kryetari i Federatës së Hendbollit, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci sot do të jenë pjesë e takimit të zyrtarëve të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), gjegjësisht Komitetit Ekzekutiv të saj me përfaqësues të federatave kombëtare.

Në përputhje me Statutin e EHF-së, Konferencat e Presidentëve të saj mbahen çdo dy vjet, por në pamundësi të organizimit të kësaj konference për këtë vit, në kuadër të fazës përgatitore të Kongresit së rregullt të EHF-së, me qëllim të promovimit të dialogut ndërmjet EHF-së dhe federatave kombëtare, sot në Budapest do të mbahet një takim ndërmjet këtyre palëve.

Në rendin e ditës së diskutimeve dhe propozimeve që do të procedohen pastaj në aprovim në Kongresin e rregullt, i cili mbahet në shtator të këtij viti në Dablin të Irlandës do te jenë: Ndryshimet në sistemin garues në kampionatet e ardhshme evropiane; Sistemi i garave të grup-moshave të reja e kampionatet e vitit 2016;“Veluxe FINAL4” në konkurrencën e meshkujve dhe “FINAL” tek femrat; Programi për zhvillimin e hendbollin femëror; Situata e përgjithshme në EHF dhe çështje tjera që do të propozohen gjatë kësaj mbledhjeje. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori