KRRE: Furnizimi me energji elektrike është stabil, situata në sektorin energjetik është nën kontroll
Nuk ka kufizime, furnizimi me energji elektrike është stabil dhe situata në sektorin energjetik është nën kontroll – ky është përfundimi nga mbledhja e mbajtur kooordinative e Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) me kompanitë energjetike ESM, MEPSO, EVN HOME, Elektrodistribucioni dhe MEMO.
“Kriza energjetike ende vazhdon. Është fakt se nuk ka kufizime, ndërsa furnizimi me energji elektrike në periudhën e kaluar ka qenë stabil, por shpenzimi i saj racional është i domosdoshëm. Në këto muaj të krizës, përmes koordinimeve të përbashkëta të rregullta, i ndërmorrëm të gjitha masat e domosdoshme, ndër të cilat ishte edhe realizimi i iniciativës së KRRE-së për zgjerimin e listës së kategorive të ndjeshme, të cilat pranojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare. Këtyre kategorive të ndjeshme të konsumatorëve të energjisë elektrike iu është përllogaritur në fatura shtesë në të holla me qëllim të mbulimit të një pjese të
shpenzimeve për konsum të burimeve të energjisë”, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Ai tha se në mbledhje u bisedua edhe për masat e ardhshme sistemore, të cilat do të mund t'i merrnim me qëllim të stabilizimit të sektorit energjetik. Filluam bisedimet në drejtim të ndryshimit të sistemit tarifor, që do të bazohet mbi analiza të detajuara të përpunuara më parë. Qëllimi është të ketë çmim të drejtë të energjisë elektrike, i cili i pasqyron shpenzimet reale për secilin lloj të konsumatorit dhe i cili do të pengojë keqpërdorimin në tregun e energjisë elektrike.
“U shqyrtuan mekanizma për t’iu ndihmuar konsumatorëve që prokurojnë energji elektrike në tregun e lirë. Njëra ndër masat që u ndërmor nga KRRE-ja ishte lirimi i amvisërive nga detyrimi për të paguar energjinë elektrike nga prodhuesit preferencial, çmimi i së cilës është dyfish më i lartë nga ai i ESM-së. Këto sasi të liruara të energjisë elektrike nga prodhuesit preferencial sipas çmimit që është më i ulët nga ai në bursë, u vendosën në dispozicion të furnizuesve që e dërgojnë tek ekonomitë, komunat, ndërmarrjet publike dhe të gjithë konsumatorët që prokurojnë energji elektrike në tregun e lirë”, deklaroi Bislimovski.
Bislimovski shtoi se me zbatimin e kësaj mase u kursyen rreth 35 milion euro për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e lirë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?