LAJMI I FUNDIT:

Kredia e Kosovës në BB, rreth 85 milionë euro

Kredia e Kosovës në BB, rreth 85 milionë euro

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka deklaruar se deri më tani, shuma totale e kredive të nënshkruara me Bankën Botërore është rreth 85 milionë euro. Sipas tij, projektet duhet të implementohen brenda kornizës së paraparë ligjore, ngase çdo shtyrje paraqet kosto më të lartë të huamarrjes, si dhe efekt buxhetor.

Ai këto komente i bëri në një tryezë të diskutimit për Portofolin kreditor me Bankën Botërore (BB), në të cilin morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, të Bankës Botërore, si dhe koordinatorë të projekteve.

“Ministria e Financave ka të nënshkruara me Bankën Botërore gjithsej 9 marrëveshje financiare, ndërsa 2 prej tyre tashmë kanë përfunduar. Nga 9 marrëveshjet Financiare, shtatë nga ato janë me kompozim Kredi/Grant për financim të projekteve specifike që kontribuojnë në mirëqenien sociale në Kosovë, si dhe një Marrëveshje Financiare e nënshkruar në fushën e Arsimit e cila është në proces të Ratifikimit. Deri më tani, shuma totale e kredive të nënshkruara me Bankën Botërore është 68 milionë SDR, apo me kursin aktual rreth 85 milionë euro”, shtoi ministri Hoti.


Hoti paraqiti zotimin e Ministrisë së Financave që projektet të kenë implementim të suksessh ëm brenda kornizës së paraparë ligjore, ngase sipas tij çdo shtyrje paraqet kosto më të lartë të huamarrjes, si dhe efekt buxhetor.

Ai bëri të ditur se në bazë të Marrëveshjes Financiare gjatë vitit 2016 pritet të finalizohen 3 projekte: projekti për përforcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut, projekti për modernizimin e sektorit publik, si dhe projekti për pastrim të sektorit të energjisë dhe bonifikim të tokës. /KosovaPress/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori