LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi përkujton 24 vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu

Krasniqi përkujton 24 vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka përkujtuar 24 vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Bahri Fazliu.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Bahriu, ashtu sikur vëllai i tij Fahriu, i cili kishte rënë më 1989 së bashku me Afrim Zhitinë në Bregun e Diellit, është vet dëshmia e përjetshme e patriotizmit dhe atdhedashurisë së familjes Fazliu.

“Sot, me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, aty ku pushon trupi i heroit të Kosovës, Bahri Fazliu.


24 vite më parë, në një betejë të ashpër me forcat serbe, Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë, duke e përjetësuar përgjithmonë emrin e tij.

Bahriu, ashtu sikur vëllau i tij Fahriu, i cili kishte rënë më 1989 së bashku me Afrim Zhitinë në Bregun e Diellit, është vet dëshmia e përjetshme e patriotizmit dhe atdhedashurisë së familjes Fazliu, e cila i rriti dhe ia fali dy djem Kosovës në rrugën e shenjtë të çlirimit.

Lavdi heroit Bahri Fazliu dhe të gjithë dëshmorëve tanë, gjaku i të cilëve jetësoi ëndrrën e një populli ndër dekada”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori