LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi ndëshkon deputetët

Krasniqi ndëshkon deputetët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vendosur për herë të parë të përdor “institucionin e ndëshkimit”. I revoltuar nga mungesa e kuorumit gjatë miratimit të ligjeve, Krasniqi – siç bën të ditur e përditshmja Koha Ditore - ka marrë vendim t’ua heqë mëditjet të gjithë deputetëve që nuk kanë qenë prezentë në seancën e së premtes.

Masa e ndëshkimit, sipas kësaj të përditshmeje, i ka kapur 71 deputetë, të cilët në fund të muajit do t’i marrin 120 euro më pak për shkak të mungesës në seancë.

Të premten Kuvendi i kishte ndërprerë punimet pasi nuk kishte pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve për të votuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për prokurim publik. /Telergafi/