LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi e nis me humbje

Krasniqi e nis me humbje

Arben Krasniqi e ka nisur me humbje aventurën e tij të re tek klubi i RTV 21 duke u mposhtur në Prizren nga Bashkimi me rezultat 86:77. Në fakt, “teleboysat” e nisën më mirë takimin duke mbyllur çerekun e parë me epërsi 26:28. Edhe çerekun e dytë djelmoshat e Arben Krasniqit ishin më të mirë se prizrenasit pasi që pothuajse gjatë tërë kohës ishin në avantazh.

Kështu, pjesën e parë të përzgjedhurit e Krasniqit e mbyllen me epërsi prej tetë pikësh (42:50). Çerekun e tretë e nisën më mirë vendasit të cilët falë një serie të shpejt prej 14:4 arritën ta neutralizojnë epërsinë e mysafirëve duke kaluar në avantazh prej dy pikësh, 56:54.

Edhe në vazhdim të këtij çereku, skuadrat ishin të barabarta duke kaluar herë njëra e herë skuadra tjetër në epërsi dhe përfundimisht e mbyllën çerekun me rezultat të barabartë, 63:63. Në çerekun e katërt gjithçka foli për vendasit të cilët shumë shpejt arritën të shkëputen në rezultat, epërsi të cilën arritën ta ruajnë deri në fund të takimit.

Ndër më meritorët për këtë fitore të Bashkimit ishin Cecil me 22 pikë dhe Vrsaljko me 20 derisa tek teleboysat u shquan Gabriel me 22 e Zekiqi me 16 pikë. Fitore të lehtë ka shënuar edhe kampioni aktual Peja, i cili e ka demoluar në Karagaç skuadrën e Dritës me rezultat të lartë 108:47.


Ekipi pejan arriti që brenda pjesës së parë ta mbyll çështjen e fituesit duke përmbyllur këtë pjesë lojë me rezultat 56:24. Në vazhdim të ndeshjes, gjilanasit ishin të pafuqishëm për të ndryshuar gjërat. Fakt që vlen për tu theksuar është se Peja në çerekun e katër arriti të shënoi plot 28 pikë, derisa Drita u kufizua në vetëm tri pikë. Më të mirët në radhën e Pejës ishin Shima e Hajrizi me nga 19 pikë, derisa te Drita u shqua Cheeks me 20 sosh. /Zëri/Telegrafi/