LAJMI I FUNDIT:

KQZ regjistron edhe 10 parti për 8 majin

KQZ regjistron edhe 10 parti për 8 majin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi edhe 10 parti të tjera që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 8 majit. KQZ regjistroi edhe 121 vëzhgues të Unionit Shqiptar që do të vëzhgojnë zgjedhjet.

Kryetari i KQZ-së Arben Ristani tha se Partia Socialiste dhe PBDNJ që nuk dërguan asnjë propozim për komisionerët, kanë shkelur ligjin. "KQZ do të zbatojë vetëm ligjin”, tha kryetari i KQZ-së duke përsëritur thirrjen që dy partitë të respektojnë afatet për regjistrimin e partive”.

Ndërkohë zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili vizitoi Korçën të premten, tha se listat zgjedhore do të jenë cilësore pas regjistrimit elektronik të shtetasve në gjendet civile. Poni tha se listat duhet të rishikohen që tani për çdo gabim të mundshëm. /Telegrafi/