LAJMI I FUNDIT:

KQZ refuzon të regjistroj iniciativën e Berishës në zgjedhje, pranohet vetëm LSI, PDK

KQZ refuzon të regjistroj iniciativën e Berishës në zgjedhje, pranohet vetëm LSI, PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur të mos regjistroj Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit të Sali Berishës në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 marsit.

KQZ ka regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” vetëm me partitë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokristiane.

Pas debateve mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe LSI-së, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se Komisioni ka vendosur të regjistroj si subjekt koalicionin e partive politike LSI dhe PDK me emrin “Shtëpia e Lirisë” dhe partia udhëheqëse do të jetë LSI.


Zbardhet marrëveshja e Berishës me LSI-në për zgjedhjet vendore, formohet koalicioni "Shtëpia e Lirisë"
Lexo po ashtu Zbardhet marrëveshja e Berishës me LSI-në për zgjedhjet vendore, formohet koalicioni "Shtëpia e Lirisë"

Celibashi sqaroi se simbolet e PD-së nuk mund të pranohen në këtë koalicion, sepse cenohet interesi i një force tjetër politike.

KQZ ka bërë të ditur se ligjërisht njeh vetëm një parti me simbolet e PD-së dhe ajo drejtohet nga Lulzim Basha.

Shqipëria pritet të mbaj zgjedhje të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit – Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori