LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja miratoi sloganin për zgjedhjet në Podujevë

KQZ-ja miratoi sloganin për zgjedhjet në Podujevë

“Voto për komunën tënde”, është slogani që do të shoqërojë fushatën e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku u diskutuan edhe çështje të tjera lidhur me përgatitjet e këtij procesi zgjedhor.