LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja anëtarësohet në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë

KQZ-ja anëtarësohet në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës është anëtarësuar në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë me të drejta të plota, duke u bërë anëtari i 25 i këtij Asociacioni. Ky vendim është marrë para pak çastesh në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO-s.

“Për anëtarësimin e KQZ-së në ACEEEO votuan shumica e përfaqësuesve të pranishëm në këtë mbledhje. Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka, ka falënderuar pas votimit të gjithë ata që mbështeten anëtarësimin e KQZ-së. Ajo gjithashtu theksoi edhe ndihmën e madhe që KQZ-ja e Shqipërisë ka dhënë në këtë drejtim”, thuhet në një njoftim të KQZ-së.

Në Tiranë që nga sot po mbahet Konferenca e 25 Vjetore e ACEEEO-s, e cila organizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë dhe ku po marrin pjesë zyrtarë zgjedhorë nga rreth 40 vende të botës.


Në këtë konferencë po merr pjesë edhe një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe në përbërje të anëtarëve: Ilir Gashi, Adnan Rrustemi, Binak Vishaj, Eshref Vishi, Ercan Spat dhe kryeshefit ekzekutiv të SKQZ-së, Enis Halimi./K

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori