LAJMI I FUNDIT:

KQZ emëron komisionerët, opozita bojkoton KQZ-në

KQZ emëron komisionerët, opozita bojkoton KQZ-në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri regjistroi të mërkurën edhe dy parti të tjera, PBK dhe PAD të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit. KQZ emëroi edhe 33 anëtarë dhe 33 sekretarë të komisioneve zonale zgjedhore që i takonin opozitës, por që opozita nuk i dërgoi në kohë në komision.

Komisionet zonale zgjedhore duhet të mblidhen më 8 mars. KQZ-ja përzgjodhi 66 emra nga 127 konkurrentë që kishin aplikuar.

Tre përfaqësuesit e opozitës në komisionin qendror të zgjedhjeve nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e radhës së komisionit, i cili vazhdon përgatitjet teknike për zgjedhjet lokale të 8 majit. /Telegrafi/