Përfaqësuesja e Kosovës tash e disa ditë ka marrë dritën e gjelbër për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, mirëpo përveç debateve të shumta të hapura për këtë çështje, ende asnjë lëvizje pozitive nuk është bërë sa i përket ndeshjes së paralajmëruar të 5 marsit.
Ende Kosova nuk ka gjetur kundërshtar, përveç kësaj nuk ka bërë asnjë lëvizje në rregullimin e infrastrukturës, gjëra këto që seriozisht e vënë në dyshim nëse ndeshja e parë miqësore e Përfaqësueses së Kosovës, mund të zhvillohet më 5 mars ose jo.
Për futbollistin e parë shqiptar që mori pjesë në evenimentin më të madh të futbollit, kampionatin botëror, Adrian Kozniku, lajmi për ndeshjet miqësore është shumë i mirë, por sipas tij ai vendim është gjysmak dhe se është e padrejtë që shteti i Kosovës në ndeshje të luajë pa simbole e pa himn.
“E kam thënë edhe më herët se ai vendim është gjysmak. Nuk është lehtë që të luash pa simbole te shtetit pa himnin e Republikës së Kosovës. Shteti ynë e meriton të pranohet me të drejta të plota e jo kështu pa asnjë simbol shtetëror”, ka thënë Kozniku nga Kroacia i cili u bën thirrje të gjithëve që të angazhohen të bashkojnë forcat dhe këtë vend ta çojnë përpara, pasi që vetëm me ndeshje miqësore nuk duhet të kënaqemi, por të kërkojmë pranimin e plotë .
“Hapi i parë është bërë, tash duhet të punojnë gjithë bashkë që ta bëjmë realitet pranimin e plotë”, tha ish futbollisti i Prishtinës dhe i përfaqësueses së Kroacisë, Ardian Kozniku.
Kozniku njihet si një njeri i afërt i përfaqësueses së Kosovës, ai është njëherësh i vetmi lojtar që nga jashtë erdhi dhe karrierën e mbylli pikërisht në fanellën e Kosovës në ndeshjen që u zhvillua në Prishtinë me kombëtaren e Shqipërisë.
Kozniku beson se Kosova ka shumë futbollistë dhe se ajo mund të behët shteti më i fortë në Ballkan sa i përket futbollit.
“Kosova mundet ta krijojë një përfaqësuese shumë të fortë. Sigurisht që kjo nuk bëhet brenda natës dhe gjërat nuk bënë të merren me eufori. Për momentin kemi shumë lojtarë që luajnë në shumë shtete dhe kjo na jep garancion që mund të bëjmë një ekip që lirisht mund ta barazojmë me përfaqësueset që njihen për kualitete të larta. Por, krejt kjo bëhet vetëm atëherë kur të na pranojnë me të drejta të plota e jo kështu si jemi tash”, vlerësojë Kozniku.
Kohëve të fundit është fol shumë edhe për infrastrukturën sportive. Të gjithë pajtohen se objektet aktuale të futbollit nuk plotësojnë kushtet, por që veprimet në teren nuk kanë nisur ende. Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka bërë disa lëvizje por ende mbetët larg plotësimit të kritereve të UEFA-s e FIFA-s.
Kozniku iu ka bërë thirrje institucioneve që të rregullojnë infrastrukturën, pasi ajo është pasqyra më e mirë e një shteti. Përveç kësaj, puna me talentet e ri është thelbësore për krijimin e një përfaqësuese të fortë.
“Duhet një infrastrukturë më e mirë nëpër stadiume të futbollit. Të punohet edhe me të rinjtë e Kosovës, pasi që jemi një shtet që kemi shumë talent. Nëse punohet profesionalisht me ta nuk duhet t’ia kemi frikën asnjë përfaqësuese”, përfundoi Ardian Kozniku. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re