LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Vitin 2030 e shohim si një synim të arritshëm për anëtarësimin e plotë të vendit në BE

Kovaçevski: Vitin 2030 e shohim si një synim të arritshëm për anëtarësimin e plotë të vendit në BE

Me marrëveshjen e Prespës dhe të gjithë hapat e mëpasshëm deri më sot, ne kemi ripërtërirë besimin në diplomaci, duke promovuar dialogun e hapur si përfitim. Me këtë treguam një shembull të zbatueshëm dhe funksional të zgjidhjes së krizave që ka një domethënie të veçantë në kontekstin e sotëm gjeopolitik të zhvillimeve, për zgjidhjen e sfidave të ngjashme me të cilat po përballet sot rajoni dhe Evropa.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Struga sonte në sesionin zyrtar të hapjes “Pesë vjet pas Marrëveshjes së Prespës: sfidat e shndërruara në mundësi” në forumin e dialogut të Prespës.

Kovaçevski vlerësoi se në tavolinën ku zhvillohet dialogu, arrihen zgjidhje të qëndrueshme, mes liderëve që kanë vullnet politik të kuptojnë njëri-tjetrin në emër të të mirës së popullit dhe vendit të tyre.


“Vendet anëtare të BE-së, të NATO-s, SHBA-së e shohin Maqedoninë e Veriut sot si faktor stabiliteti dhe sigurie në Evropë. Për shkak të gjithë kësaj, sot realisht e shohim vitin 2030 si një synim të arritshëm për anëtarësimin e plotë të vendit në BE”, theksoi ai.

Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut ka treguar se asnjë përpjekje e sinqertë nuk është e kotë.

“Dhe kur them se ka prova, atëherë dëshmia më e mirë është Marrëveshja e Prespës, e cila para pesë vitesh ishte zgjidhje e një kontesti dypalëshe dhe sot është model për perspektivat për të ardhmen”, tha Kovaçevski sonte në panelin “Pesë vjet pas Marrëveshjes së Prespës: sfidat u kthyen në mundësi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori