LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski do t’i mbledh liderët e partive parlamentare, do të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese

Kovaçevski do t’i mbledh liderët e partive parlamentare, do të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do t’u dërgojë ftesë partive politike parlamentare për takim të liderëve, në të cilën do të diskutohet për të ardhmen evropiane të vendit dhe për vendimet që duhet të merren në periudhën e ardhshme në Kuvend me një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

Takimi është paraparë të mbahet të hënën, më 7 nëntor, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Takimi i thirrur nga kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.


Kujtojmë se javën e kaluar kryeministri Kovaçevski u bëri thirrje partive politike që të ulen dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët, duke theksuar se, sipas tij, është mirë të diskutohen ndryshimet kushtetuese, me qëllim të arritjes së një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjithë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori