LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Procesi për anëtarësim në BE nuk është proces i vetëm një njeriu

Kovaçevski: Procesi për anëtarësim në BE nuk është proces i vetëm një njeriu

Një koalicion politik që ndan të njëjtat vlera nuk funksionon në bazë të bindjes, por në bazë të vlerave dhe programeve. Për partitë politike që duan t’i bashkohen një koalicioni evropian, siç kanë thënë liderët e tjerë, dyert janë të hapura. Por nuk bëhet fjalë për bindje, por për një bisedë të bazuar në parime dhe vlera, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kam takime të rregullta me të gjithë partnerët e koalicionit. Para dy ditësh kam pasur një takim me partitë parlamentare, ndërsa në ditët në vijim do të kem një takim edhe me partitë joparlamentare që janë pjesë e koalicionit tonë. Në takim u diskutua për punën e bërë në vitin 2022, planet për këtë vit, si dhe parimet për bashkimin e partnerëve të rinj në Qeveri. Nëse në bazë të atyre parimeve dhe vlerave ka parti politike që duan t’i bashkohen këtij koalicioni evropian, atëherë dyert janë të hapura”, tha kryeministri pas vizitës në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.

I pyetur për ndryshimet kushtetuese, kryeministri përsëriti edhe një herë se ato janë një nga vendimet që duhet të marrë shteti në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.


Ai shtoi se është detyrë e të gjithë deputetëve në Kuvend që të mbështesin dhe të mos ndalojnë rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse kjo nënkupton ndërtimin e një shteti më të begatë dhe më të zhvilluar. Thënë kjo, nuk është një proces njëditor dhe nuk është një proces i përsëritur.

“Procesi i anëtarësimit në BE është proces unik dhe kryhet vetëm një herë. Një herë hyn në BE. Ky nuk është proces i një njeriu, as proces i një partie politike, as proces i një qeverie. Është një proces i gjerë shoqëror dhe politik që kërkon konsensus”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori