LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski për takimin e liderëve shqiptarë në Tiranë: E vlerësoj si pozitiv

Kovaçevski për takimin e liderëve shqiptarë në Tiranë: E vlerësoj si pozitiv

“Çdo bisedë që një njeri si mik i dëshmuar dhe euroatlantist e ka me faktorët politikë të shtetit tonë në drejtim të ndërtimit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë, në drejtim të ruajtjes së kursit të integrimeve evropiane për të gjithë rajonin, unë e vlerësoj për pozitiv dhe të mirëseardhur duke e pasur parasysh atë se në rajonin tonë ekzistojnë dy koncepte”, deklaroi sot kryeministri, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për takimin e mbrëmshëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me përfaqësuesit e partive shqiptare në vend.

Kovaçevski thotë se njërin koncept e kryeson ai, Rama dhe kryeministra të tjerë, ndërsa është integrimi evropian i të gjithë rajonit, ndërsa konceptin tjetër e kryesojnë politikanë të cilët vlerësojnë se ky rajon nuk duhet të integrohet në BE. Kryeministri Kovaçevski, siç tha ai dhe Rama, këtë e konsiderojnë si gjë të gabuar, ndërsa këta politikanë nuk kanë ofruar alternativë.

“Megjithatë këta politikanë asnjëherë nuk kanë ofruar asnjë alternativë dhe as dëshmi se një gjë e tillë mund të funksionojnë dhe se mund ta çojë rajonin drejt një jete më të mirë”, tha kryeministri.


Prandaj, siç thotë, mesazhet e takimit në Tiranë janë pikërisht në drejtim të proceseve eurointegruese.

“Prandaj vlerësoj se mesazhet që gjithashtu u përcollën pas takimit nga liderët që ishin në Tiranë janë pikërisht në këtë drejtim, ndërsa që është zhvillimi i papenguar i integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe normalisht zhvillimi i papenguar i integrimeve evropiane të Republikës së Shqipërisë me të cilën, të mos flasim, së bashku i kemi filluar negociatat me BE-në”, tha Kovaçevski.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është mik i dëshmuar i shtetit tonë, potencoi kryeministri, duke potencuar gjithashtu se Rama është kryetar i socialdemokratëve në Shqipëri dhe është euroatlantist i dëshmuar, njeri i cili në paraqitjet dhe punën e tij gjithmonë është nisur nga parimi i integrimit të të gjithë rajonit të Ballkanit dhe veçanërisht të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në BE.

“Të gjitha deklaratat e tij publike janë të drejtuara në atë drejtim. Gjëja e dytë që duhet theksuar është se kryeministri Rama dhe unë si kryetar i qeverisë sonë, por edhe si kryetar i LSDM-së jemi pjesë e partisë së socialistëve evropianë në Bruksel dhe gjithashtu kryeministri Rama pati mbështetjen time të plotë kur u zgjodh muajin e kaluar për nënkryetar të Internacionales Socialiste, si nënkryetar i kryeministrit spanjoll Pedro Sançez. Dhe atë sukses të tij si kryeministër i Shqipërisë e konsideroj si sukses të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu gjatë zgjedhjes së zonjës Radmilla Shekerinska nënkryetare e partisë së socialistëve evropianë, e patëm mbështetjen e partisë së zoti Ramës”, tha Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori