“Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk do të negociohen”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Prespës për Dialog, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth përmbajtjes së propozimit francez për heqjen e vetos bullgare që mundëson nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Maqedonia e Veriut, që nga viti 2005, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për shkak të disa kontesteve mes dy vendeve që lidhen me gjuhën dhe identitetin, Bullgaria e ka bllokuar këtë proces.
Kovaçevski ka nënvizuar se tek autoritetet maqedonase ende nuk ka mbërritur propozimi francez, i cili harmonizohet nga ana e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
“Nëse vendet anëtare të BE-së, përfshirë këtu edhe Bullgarinë, harmonizojnë propozimin në raport me zgjerimin, gjatë samitit të ardhshëm do të na dorëzohet propozimi, dhe ne atëherë do t`i japim vërejtjet tona. Lidhur me qëndrimet, ato janë qartë të përcaktuara nga Kuvendi, se nuk do të negociohet për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas dhe se zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse me garanci se pas kësaj nuk do të ketë kërkesa të tjera në raport me integrimin tonë në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Kovaçevski ka përshëndetur përpjekjet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron – që kryeson me presidencën e BE-së deri më 1 korrik – i cili personalisht ka iniciuar gjetjen e një zgjidhjeje.
Sa i përket problemeve të brendshme në Bullgari me humbjen e shumicës parlamentare, kryeministri Kovaçeski ka theksuar se në këtë situatë është me rëndësi që të mos politizohet kontesti që ka Shkupi me Sofjen zyrtare.
Të premten ish-ministri i Punëve të Jashtme, zyrtar i lartë nga radhët e VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në rrjetet sociale ka publikuar dokumentin, i cili, sipas tij, paraqet propozim-kornizën negociuese të Këshillit të BE-së për Maqedoninë e Veriut.
Sipas dokumentit të publikuar, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, bëhen pjesë e kornizës negociuese me BE-në, ndërkohë për Maqedoninë e Veriut hapet edhe një çështje tjetër – ajo e Kushtetutës dhe përfshirjes së pakicës bullgare si kusht për caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare.
Milloshoski ka akuzuar kryeministrin Kovaçeski, ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, dhe ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq, të cilët, ka thënë ai, edhe pse kanë qenë në dijeni për këtë dokument, nuk kanë arritur që marrëveshjet dypalëshe t’i ndajnë nga korniza negociuese, për çka janë angazhuar shumë anëtare mike të Bashkimit Evropian.
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, nëpërmjet një video-prezantimi para të pranishmëve në Forumin e Prespës për Dialog ka theksuar se Bullgaria duhet të përforcojë përpjekjet për tejkalimin e kontestit me fqinjin e saj, Maqedoninë e Veriut.
“Sot derisa festojmë 4-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës , është e rëndësishme të theksojmë se ashtu siç Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë mundur ta tejkalojnë problemin e tyre dhe ta zgjidhin atë me një marrëveshje të përbashkët, presim që Bullgaria të bëjë përpjekje dhe të bëjë të njëjtën gjë. Jam i sigurt që diskutimi i sotshëm do të ofrojë shumë ide se si të ecim përpara së bashku”, ka theksuar Varhelyi.
Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse Kosova do të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera nëse vendos t`i bashkohet iniciativës “Ballkani i Hapur”, kryeministri Kovaçevski tha që “ftesa për Kosovën është e hapur”, porse nuk dha më shumë detaje.
Kovaçevski ka theksuar se Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë zgjidhje mes vete, por e cila si e tillë nuk do të ndikojë në vendet e rajonit.
“Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet përmes dialogut të përbashkët mes dy shteteve. Ne, si shtet, këtë do ta respektojmë. Atë zgjidhje dhe qëndrim që do ta arrijnë Kosova dhe Serbia, duhet t’i kënaqë të dyja palët, por zgjidhja nuk duhet të ketë ndikim mbi shtetet përreth, siç është vendi ynë”, tha Kovaçevski.
Ky reagim pasoi qëndrimin e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, se shteti i saj ndodhet para një sfide të vështirë pasi rruga e integrimeve për Serbinë mbetet e kushtëzuar me njohjen e Kosovës, edhe pse, siç tha, një gjë e tillë askund nuk thuhet hapur për sa i përket procesit të integrimeve të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Në Ohër gjatë ditës së dytë të Forumit të Prespës për Dialog i pranishëm është edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri