LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Me partnerët e koalicionit kemi diskutuar për hapat për të siguruar të ardhmen evropiane

Kovaçevski: Me partnerët e koalicionit kemi diskutuar për hapat për të siguruar të ardhmen evropiane

Reformat për rrugën evropiane dhe hapat për sigurimin e një të ardhme evropiane të vendit, janë pjesë e temave për të cilat kryeministri Dimitar Kovaçevski i diskutoi në darkën e punës në Klubin e deputetëve me kryetarët dhe përfaqësues të tjerë të lartë të partive parlamentare, me të cilët LSDM-ja mori pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar.

Deklarata pas takimit nuk pati, ndërsa për atë që është biseduar informoi kryeministri Kovaçevski në Facebook.

“Në një atmosferë të këndshme u diskutua për aktivitetet në vitin e ardhshëm 2023, për masat dhe politikat e Qeverisë për përballjen me krizën globale energjetike, zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin energjetik, për zbatimin e programit të qeverisë, reformat për rrugën evropiane, dhe hapat për të siguruar të ardhmen evropiane të shtetit”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.


Më herët, në selinë e LSDM-së, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq, ka mbajtur takim me partnerët e koalicionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori