LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Nuk do të ketë tatim progresiv

Kovaçevski: Nuk do të ketë tatim progresiv

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në konferencë për shtyp njoftoi se ndërpritet tatimi progresiv që duhej të fillojë nga 1 janari dhe nuk parashikohen taksa të reja, as rritje të atyre ekzistuese.

Kovaçevski njoftoi se me konceptin e ri, tatimi i të ardhurave personave mbetet 10 për qind, tatimi i fitimit mbetet 10 për qind, tatimi i vlerës së shtuar mbetet 18 për qind dhe nuk do të tatimohen as interesi i depozitave dhe depozitat e kursimeve.

“Ky koncept i ri nënkupton rishikimin e përjashtimeve tatimore, zgjerimin e bazës tatimore dhe përfundimisht shtypjen e ekonomisë joformale. Me këtë, rezultati i konceptit të ri do të jetë ritme të qëndrueshme dhe më të larta të rritjes ekonomike, por edhe menaxhim transparent i financave publike, që është kusht veçanërisht i rëndësishëm në këtë krizë më të madhe ekonomike”, tha Kovaçevski në konferencën për media pas seancës së Qeverisë.


Ai gjithashtu njoftoi se me konceptin e ri të reformave tatimore do të ulet përqindja e TVSH-së nga 18 në 5% për produktet për higjienë menstruale.

Kovaçevski tha se ky ndryshim në tatim vjen pas iniciativave nga një numër i deputetëve dhe kërkesave nga sektori civil.

“Me konceptin e ri të reformave tatimore kemi bërë zgjidhje që do të mundësojnë qasje më të madhe të këtyre produkteve deri tek të gjithë gratë dhe vajzat, pa marrë parasysh gjendjen ekonomike të tyre dhe fuqinë blerëse”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori