LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Nuk do të ketë ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kovaçevski: Nuk do të ketë ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Duke marrë parasysh situatën në BDI dhe mbledhjen e paralajmëruar më 15 Tetor, Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar se kjo nuk do të reflektohet në përbërjen e Qeverisë.

Sipas tij nuk do të ndodhin ndryshime në kabinetin qeveritar, duke siguruar se shumica parlamentare është stabile dhe se vendit nuk i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, raporton Klan M.

“Për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk shoh ndonjë parti politike që flet për këto zgjedhje. Shumica parlamentare është stabile. E di që BDI më 15 Tetor ka paralajmëruar zgjedhje të Kryesisë, por nuk ka asnjë paralajmërim për ndryshime në përbërjen qeveritare”, deklaroi Kovaçevski.


Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani, ndaj të cilit “Grupi i Zjarrit” në BDI ka shprehur pakënaqësi, duke komentuar mbledhjen e 15 Tetorit të integristëve, ka thënë se debati nga opinion do të transferohet në trupat partiake.

“Do të formohen trupat partiake ku do të vazhdojë ky debat që është shprehje e praktikës demokratike në parti që secili ta shpreh mendimin e tij dhe mendoj se kjo është e shëndetshme për cdo parti dhe shoqëri”, tha Bujar Osmani.

I pyetur nëse personalisht ndjehet i cënuar, Osmani ka theksuar se është misionar e jo funksionar.

“Unë jam një poltikan profesionist që karrierën nuk e ka pasur vetëm në Qeveri. Kur s`kam qenë në qeveri kam qenë në parti. Atë që e thotë Ahmeti, unë jam misionar e jo funksionar. Këto platforma janë vetëm mënyrë për të shprehur misionin tim si zëdhënës, ministër, funksionar që në fakt është një ide dhe ne punojmë për idenë”, deklaroi Osmani.

Temat që lidhen me ndryshimet e mundshme kadrovike në BDI dhe Qeveri, u imponuan pas publikimit të një letre nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” në BDI, ku janë shprehur pakënaqësi për punën e Ministrave të BDI-së. /KlanM

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori