Kovaçevski në takim me Donkel: Është momenti për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua me Filipe Donkelin, ambasador jorezident të Dukatit të Madh të Luksemburgut për vendin, i shoqëruar nga Petar Arsovski, konsull nderi i Luksemburgut në vendin tonë.
Në takim, siç njoftojnë nga qeveria, janë konfirmuar marrëdhëniet e mira miqësore të Maqedonisë së Veriut dhe Luksemburgut dhe përcaktimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.
“Është përcjellë edhe përshëndetje deri te kryeministri Kovaçevski nga kryeministri i Luksemburgut Ksavier Beteli dhe mbështetje e plotë të eurontegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është vlerësuar se shteti ynë në praktikë zbaton vlera evropiane, që e dëshmoi edhe me implementimin e politikave në linjë me Bashkimin Evropian, të cilat janë vendosur lidhur me gjendjen në Ukrainë. Gjithashtu konsiderohet se shteti ka bërë përparim të madh në proceset reformuese për një kohë të shkurtër, që respektohet dhe për të cilën, siç është kumtuar, vazhdon mbështetja e fortë për hapjen e shpejtë të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në. Në këtë rast, bashkërisht është konstatuar se fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është në funksion të qëndrueshmërisë të Ballkanit Perëndimor dhe se tani është momenti për atë”, thekson Qeveria.
Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim për mbështetjen e madhe nga Luksemburgu dhe për miqësinë e sinqertë me Maqedoninë e Veriut e cila po intensifikohet.
“Qeveria është e përkushtuar ndaj nevojave të qytetarëve dhe sfidave pas luftës në Ukrainë. Maqedonia e Veriut është njëqind për qind në linjë me politikat e NATO-s dhe BE-së lidhur me luftën në Ukrainë dhe me këtë në anën e duhur të historisë. Bisedimet me kryeministrin bullgar Petkovin zhvillohen në në nivel parimor. Një një pjesë të madhe kemi harmonizuar legjislacionin vendor me atë të evropian. Kjo tani duhet të valorizohet nga BE-ja, sepse është e rëndësishme edhe për rajonin edhe për BE-në”, tha kryeministri Kovaçevski.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë për përparim të bashkëpunimit ekonomik me Luksemburgun, me ç’rast kryeministri Kovaçevski theksoi në përparësitë për investim në vend.
Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, i dërgoi ftesë kryeministrit të Luksemburgut, Betelit për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë