Kovaçevski në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së: Perspektiva evropiane e RMV-së është realitet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot kishte takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, David Geer dhe me ambasadorë nga vende anëtare të Bashkimit Evropian në vendin tonë.
Nga Qeveria njoftojnë se bëhet fjalë për takim të rregullt vjetor me ambasadorët rezidentë, në të cilin u bisedua për çështjet aktuale lidhur me rrjedhën e procesit eurointegrues të RMV-së, si dhe sfidave në kontekst global shkaktuar nga lufta në Ukrainë në plan ekonomik dhe të sigurisë.
“U përcoll mesazhi se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut është realitet dhe se shteti mund të llogarisë në partnerët evropianë për të mbështetur hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian. U bë e ditur se respektohet lidershipi në avancimin e shtetit dhe në vendimet e guximshme dhe të mençura që merren në atë drejtim dhe se respektohen dhe vlerësohen arritjet e planit të reformës”.
“Është paralajmëruar mbështetje e mëtejshme në fushën e reformave, pasi siç vlerësohet, integrimi evropian është opsioni për të ardhmen dhe cilësinë e jetës së qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Kovaçevski dhe përfaqësuesit qeveritar shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e konsiderueshme të partnerëve evropianë në të gjitha proceset e rëndësishme për demokracinë në vend, gjatë progresit të Maqedonisë së Veriut dhe hapjes së bisedimeve, në ecjen e procesit, si dhe për mbështetje financiare në përpjekjet për tejkalimin e sfidave në krizën globale ekonomike-energjetike”, thuhet në njoftim.
“Ne si Qeveri jemi të hapur për përforcimin e kapaciteteve të Qeverisë dhe rritjen e shumicës parlamentare. Partnerët tanë strategjikë janë BE-ja dhe SHBA-ja dhe ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë vendin në atë drejtim që sjell siguri dhe cilësi jete për qytetarët, me fokus në të gjitha reformat dhe në fushën e sundimit të së drejtës. Ne jemi shtet civil, shembull i suksesshëm i një demokracie funksionale, multietnike, shtet i qytetarëve të barabartë, me të drejta dhe obligime të barabarta dhe kjo është madhështia dhe vlera jonë. Ne do të vazhdojmë rrugën përpara, duke mbrojtur në mënyrë kategorike standardet identitare dhe dinjitetin e qytetarëve”, tha kryeministri Kovaçevski në takim.
Në takim u bë e ditur se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion, pasi nuk kanë të bëjnë me mundësinë e përparimit të shtetit, por me agjenda politike që nuk janë në interes të qytetarëve.
Në diskutim, nga përfaqësuesit e Qeverisë u vlerësua se kërcënimet nga nacionalizmi në rritje për interesa personale dhe të huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor janë realitet, prandaj është e nevojshme të vazhdohet zgjerimi i Bashkimit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania