Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot gjatë fjalimit në OKB tha se vendi ynë gjatë historisë ka marrë vendime të vështira dhe është shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Përmes kulturës së dialogut të hapur, Maqedonia e Veriut 30 vjet pas pavarësisë është një vend shembull për zgjidhjen e çështjeve të hapura si në vend ashtu edhe me fqinjët e saj. Gjatë 30 viteve të fundit, kemi marrë shumë vendime të vështira. Vendime të vështira, por vizionare dhe të guximshme, të cilat na mundësuan sot të jemi vend anëtar i NATO-s dhe të kemi filluar negociatat me Bashkimin Evropian me gjuhë, identitet dhe kulturë maqedonase të mbrojtur dhe të njohur. Nga një vend që priti misione paqeje 30 vjet më parë, sot jemi faktor stabiliteti dhe mikpritës negociatat mes vendeve të tjera”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij, si kryeministër i parë i RMV-së, në seancën e hapur të nivelit të lartë të Këshilli të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.
Ai shtoi se kultura e dialogut si e vetmja mënyrë për të tejkaluar edhe sfidat më serioze është ndërtuar gjatë shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë dhe shmangies së konflikteve ushtarake në rajon.
“Në kohë lufte në fqinjin tonë më të afërt kishim agjendën tonë kombëtare për paqen, që nënkuptonte domosdoshmërisht sigurimin e konsensusit të brendshëm, por edhe bashkëpunimin e ngushtë me OKB-në, si dhe me organizatat rajonale, në radhë të parë OSBE-në dhe BE-në. Në atë mënyrë u krijuan parakushtet për një mision të suksesshëm parandalues - UNPREDEP. U parandalua përhapja e konfliktit, u ruajt paqja dhe stabiliteti, duke shpëtuar kështu jetë të panumërta dhe duke parandaluar shkatërrimet e panevojshme”, tha Kovaçevski.
Kryeministri shtoi se tani është e nevojshme të forcohet besimi në institucionet, në OKB dhe në drejtësi dhe të udhëhiqet nga parimet e Kartës së OKB-së.
“Fatkeqësisht sot jemi shumë larg realizimit të një vizioni të tillë. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili është ende në vazhdim, ka ndryshuar marrëdhëniet globale në një masë të tillë, saqë ekziston një nevojë urgjente për të ri-njohur kuadrin tonë ligjor referencë, të miratuar nga themeluesit. Synimi i tyre i qartë ishte të shmangnin tmerret e luftës”, tha Kovaçevski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania